Talentja nga Australia, Sihana Haxhnikaj që befasoi Rita Orën me zërin e saj, dhe me prind me prejardhje nga Vushtrria, ka folur ekskluzivsht për Radio Kosovën. Ajo ka thënë se është e lumtur që Rita Ora më përzgjodhi.
Në një intervistë për Radio Kosovën ajo tregoi për eksperiencën e saj në këtë garë të këngës, dhe rrugëtimin e saj muzikor. Ndër të tjera ajo tregoi që Rita Ora është inspirimi i saj në muzikë dhe falënderoi të gjithë shqiptarët për përkrahje.
Sihana Haxhnikaj solli në skenën e The Voice Australia, hitin e yllit të pop-it Miley Cyrus “Nothing Breaks Like A Heart”.