Në kuadër të 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, të martën është hapur ekspozita e fotografisë “Kujtesa e Kosovës rambouillet” e reporterit Asllan Krasniqi, fotografi të cilat rrëfejnë momente nga konferenca e Rambujesë.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Fazli Gajraku, tha se fotografitë e Asllan Krasniqit paraqesin ngjarjet më të dhimbshme të historisë së Kosovës. Teksa shtoi se është nder që fotografitë e sotme po ekspozohen për të parën herë në Bibliotekën Kombëtare.

“Këto janë fotografi që nuk janë parë asnjëherë, dhe janë fotografi që sjellin ngjarjen e Rambujesë, një dokumentim i historisë së Kosovës. Të gjitha ngjarjet e gëzueshme dhe të dhimbshme të Kosovës, autori Asllan Krasniqi i ka dokumentuar përmes fotografisë. Jemi të nderuar që kjo ekspozitë është hapur në bibliotekën Kombëtare të Kosovës”, tha ai.

Zëvendësministri në detyrë i MKRS-së, Engelbert Zefaj, tha se kjo ekspozitë rrëfen rrugën në të cilën u desh të kalojë Kosova deri në shpalljen e pavarësisë

“Kur i shohim këto fotografi, kthehemi prapa dhe shohim rrugën përmes së cilës erdhëm deri në pavarësinë e Kosovës. Kjo ekspozitë tregon momente tepër të rëndësishme dhe tregon se çfarë ka ndodhur në Konferencën e Ramubjesë”, u shpreh ai.

Me këtë rast, autori i fotografive Asllan Krasniqi tha se ndjehet krenar që ka pasur rastin të bëjë këto fotografi, të cilat i ekspozoi me rastin e 13-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.

“Ndihem krenar që jam në mesin tuaj. Ndihem krenar që kam pasur fatin të takoj këto personalitete. Falënderoj Bibliotekën Kombëtare për ftesën dhe për

I pranishëm në këtë event ishte edhe regjisori Dibran Fylli, i cili në një fjalë rasti tha se autori Asllan Krasniqi ka mbi 1 milion fotografi, përmes së cilës rrëfen gëzim e dhimbje.