Pasi debutuan në korrik të vitit 2018 në skenë, anëtarët e rok-grupit kosovar “Sytë”, po vazhdojnë me publikimin e projekteve muzikore.

Ky grup tashmë pak para disa minutave kanë lansuar videoklipin e këngës “Where Did the Love Go”. Kënga është e tëra në gjuhën angleze, e që njihet si veçantia e këtij grupi.

Ata janë të njohur për këngët: ‘Pink roses’, ‘Crying in the club’, ‘Nostalgia rocket’, ‘Feel it all’, ‘Tail Light’ e shumë të tjera. /kp/