Zbulohen gjurmë të një kishe paloekristiane të shekullit V pas Krishtit në Hot të Malësisë së Madhe.

Gërmimet arkeologjike kanë qenë pjesë e një projekti të ACA -Albania Community Assist në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike, Instituti i Arkeologjisë Tiranë dhe Dioqeza e Budimjes dhe Nikshiqit dhe muzeun Polimlje -Berane (Mali i Zi).

Holta Hoçi / drejtuese e projektit tha se ky zbulim i rëndësishëm është tregues i identitetit kulturor dhe fetar të Shkodrës.

Ajo shtoi se kanë qenë pikërisht banorët e zonës dhe familja Pepa të cilët dhe në kohë të hershme dhe të vështira të komunizmit kanë ruajtur reliket fetare dhe rrënjët e krishterimit, percjell vision plus.

Arkeologu Gëzim Hoxha tregoi mbi të veçantat e kësaj kishe dhe gurët me simbolika të përdorshme plot 15 shekuj më parë.