Xhevahir Spahiu

Mblidhmani gjakun.

Një plagë plumbi,

një vragë shpate

dhe fshehtas helmi;

ca fjalë u shkoqën,

ca rrokje ranë

…. po thelbi mbeti.

Fjalët e shqipes si zaje lumi

rrugës e bjerrën gjithçka të tepërt

gjithçka të qullët;

ngjizur e lidhur si eshtra trupi.

Dhe gjaku çurkë.

Kullojnë fjalët. Ajri përflaket.

Mblidhmani gjakun.