Ka kaluar më shumë se një vit që kur këngëtarja Genta Ismajli nuk ka sjell projekt të ri muzikor.

Ai i fundit mbetet “Zjarr”, të cilin artistja nga Gjilani e lansoi pikërisht më 30 mars të vitit 2019.

Dhe tani pas një kohe të gjatë, 36 vjeçarja përmes një postimi të ndarë në rrjetet sociale paralajmëron rikthimin në skenë.

Genta Ismajli (Foto: Instagram)

Ajo ka ndarë disa pamje të klipit në InstaStory dhe thotë ‘se shumë shpejt diçka e mirë po vjen’.

“Bëhuni gati. Diçka e mirë po vjen”, ka shkruar ajo

Siç shihet, këngëtarja po përgatit diçka të veçantë për fansat dhe se kjo pritje e gjatë ia ka vlejtur.

Genta Ismajli (Foto: Instagram)