Bukurie Binjaku

Vër një ”poet”’ që kopjon në një orë
Pranë një tjetri të lindur poet,
Të dy nga një të bardhë fletë,
Të krijojnë të dy, katër vargje rresht,
Poeti bën dhe njëmijë vjersha,
Kopjuesi fshihet në ferra e vreshta,
Kur vëren se nuk e shikojnë,
Grabit vargjet, që vezullojnë,
Nuk rrëfehet, shpirti s’ia gjen,
Kështu gjithë botën e gënjen,
Gënjeshtra të mbulon, sa të duash,
Por atje në Zot ç’të ngel të thuash
Nuk shtyhet jeta, me gënjeshtra,
Të lëshon në gropë, me ujëra të ndenjura
Po hyri gjarpër, në shpirt e bark,
Ecën zvarrë e bie në çark,
Gënjeshtra tym, mjegull e zezë,
E nxinë jetën, ndër të tjerë,
Nenktar të mirë, bleta e ka gjet,
Më e dobishme, se çdo insekt,
Grerza di vetëm të pickojnë,
Të bën të sëmurë, di të helmojë…!?