Biser Mehmeti

bashkë me kornizën

po ndryshket

edhe fytyra jote

në fotografi

flokët të janë thinjur

nga pritja që nuk përfundon

qeshja të ësht ngrirë

dhëmbët të janë prishur

sytë të janë errësuar

nga lotët që nuk ndalen

prej ditës kur ike

fjalët sorollaten

nëpër hapësirën e ftohtë

bashkë me erën

sa herë të shikoj

kujtimet si mjegulla

më mbështjellin

shpesh zbret ngadalë

me dorën e gjymtë

kujtimet i varros

e di se një ditë

hapësira do të mbetet

e zbrazët si jeta ime