“Things Take Time” është ekspozita më e re që Qendra për Hapje dhe Dialog do të prezantojë së shpejti, në këto ditë vere.

Ekspozita do të sjellë në mjediset COD-it vepra të realizuara përgjatë viteve 1991-2010, kohë që pasqyrojnë periudhën e rënies së komunizmit.

Nën kujdesin e kuratores Sylvia Sachini, ekspozita me fotografi të bëra nga fotografë me famë ndërkombëtare të MAGNUM PHOTOS e që vijnë si dëshmi historike dhe gjithashtu si një ndihmë për të kuptuar tranzicionin që ndodhi në Shqipëri gjatë atyre viteve.

Në çeljen e ekspozitës do të jenë të pranishëm vetë artistët të ardhur nga vende të ndryshme të Evropës; Alex Majoli nga Italia, Carl De Keyzer nga Gjermania, Enri Canaj nga Shqipëria, Martin Parr nga Mbretëria e Bashkuar dhe Nicos Economopoulos nga Greqia.

Kjo ekspozitë vjen si bashkëpunim i Qendrës për Hapje dhe Dialog, “MAGNUM PHOTOS”, Institutit Italian të Kulturës, Ambasadës së Greqisë në Shqipëri, MISC-ATHENS dhe Albanian Center of Photography (ACOP).

Ekspozita do të jetë e hapur në COD për publikun nga data 17 korrik deri më 17 gusht 2024.

COD ka zgjedhur të publikojë një prej fotografive pjesëmarrëse në ekspozitë. Ajo është e fotografit Alex Majoli dhe vjen si një dëshmi e kohës kur u thyen barrierat e vëna nga regjimi komunist ndaj transmetuesve të huaj.

Fotografia tregon se si çdo banesë shqiptarësh kishte një antenë parabolike në ballkon, duke dëshmua