Nga: Zak Topuzi

Mu dha rasti të publikoj një foto të rrallë të Migjenit. Kjo, në kuadër të përvjetorit të lindjes së tij.

Babai, e ka patur shok klase në gjimnazin e Manastirit (sot Bitola Maqedoni).

Në foton që mban vitin 1932, kanë dalë një grup shokësh, që studionin në atë qytet.

Babai im, Pavlo Topuzi, i treti nga e majta ( rreshti i dytë, prapa).

Migjeni në rreshtin e parë (ulur), i katërti nga e majta etj.

Midis tyre, edhe Theofan Popa. Një personalitet, që u përndoq nga regjimi komunist.

Mendoj se kjo është fotoja më e bukur e Migjenit.