Filmi “The Baby”, me skenar dhe me regji nga Ben Apolloni, është përzgjedhur dhe do të shfaqet në “Tirana International Film Festival”, i cili do të mbahet nga datat 23 e deri më 27 shtator.

Film është xhiruar në fund të vitit të kaluar në Shkup, ndërsa është financuar nga Agjencia e Filmit të Maqedonisë së Veriut. Filmi “The Baby” është i vendosur në kohë lufte. Një çift i ri bashkë me një bebe mbesin të ngujuar në banesën e tyre, pa ushqim, pa qumësht. E gjithë ngjarja pastaj ka të bëjë me dramën e individëve, të cilët janë në mëdyshje nëse duhet të ikin ose të qëndrojnë në atë vend të pasigurt. Katrahura nuk ndalet aty, ushtarët hyjnë në banesën ku gjejnë vetëm një bebe, pasi prindërit janë fshehur diku.

Filmi do të shfaqet më datë 26 shtator para publikut në Tiranë. Producent dhe drejtor fotografie i filmit “The Baby” është Halim Luta. Luajnë: Fatlume Bunjaku nga Kosova dhe aktorët tjerë janë nga Maqedonia e Veriut, duke filluar nga Ismail Kasumi, Sami Mustafa, Abdullah Osmani, Vullnet Kuqi, Rrahim Ramadani etj./ zeri/