Filmi i ri iJordan Peele, “Nope”, u shfaq premierës në Los Angeles ditë më parë.

Në këtë film me role paraqiten: Keke Palmer, Daniel Kaluuya e Steven Yeun. Ngjarja përqendrohet tek një fermë kuajsh ku ndodhin gjëra të çuditshme, e të cilat i nxisin ata të mendojnë rreth asaj nëse ekzistojnë mrekulli të këqija.

43 vjeçari Peele për media ka thënë se synon që “Nope” të ndiqet në ekran të madh. Sipas tij, ai paraqet disa imazhe të pazakonta, që nuk janë parë më parë në ndonjë film.

Ky regjisor më parë ka realizuar edhe dy filma të tjerë horror, që janë “Get Out” në vitin 2017 dhe “Us” në vitin 2019.

Filmi “Nope” ka nxitur reagime në mediet sociale nga ana e kritikëve dhe gazetarëve të filmit. Ata e quajnë filmin “spektakël të çuditshëm”.

Disa nga komentuesit janë të mahnitur me skenat në film, me ç’rast kanë thënë se ato janë një spektakël i vërtetë, diçka që nuk kanë parë në qiell në ndonjë film më parë.

Disa të tjerë e kanë quajtur të frikshëm, por njëkohësisht interesant.

Regjisori Peele njihet për krimim të filmave si ky, të cilët nxisin publikun që ta analizojnë thellë dhe të zbulojnë disa nga të vërtetat e errëta që ekzstojnë në njerëzim.

Filmi “Nope” do të shfaqet në kinematë amerikane nga data 22 korrik 2022.