Në Festivalin e Filmit “Hyjnesha në fron” që përfundoi mbrëmë në Prishtinë, juria profesionale shpalli filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër dokumentar “Mbijetesa dhe shkolla”.

Filmi dokumentar “Mbijetesa dhe shkolla” deri tani ka marrë pjesë në 12 festivale ndërkombëtare në vende të ndryshme të botës dhe ka fituar 8 çmime. 
7 herë është vlerësuar si dokumentari më i mirë, kurse nga juria e Festivalit të
filmit “World Film Carnival” në Singapore ka marrë çmimin e kritikës.

Në Festivalin ndërkombëtar të Filmit “Hyjnesha në fron”, që përfundoi mbrëmë në
Prishtinë, juria profesionale shpalli filmin “Mbijetesa dhe shkolla” si realizimin më të
mirë të metrazhit të shkurtër dokumentar.

Producenti dhe skenaristi i filmit Nuhi Bytyçi, regjisori Ilir Kabashi dhe drejtori i
fotografisë Bekim Qyqalla morën këtë çmim më të lartë nga juria dhe organizatorët e
Festivalit. 

Ata me këtë rast falënderuan jurinë dhe organizatorët e këti Festivali për vlerësimin e
këtij filmi, që paraqet sakrificën e popullit shqiptar të Kosovës gjatë rrugëtimit të tij të
gjatë për liri e pavarësi. 

Filmi dokumentar „Mbijetesa dhe shkolla“ është një tregim i bukur për një kohë
të keqe. Një oazë paqeje në kohë lufte. Një shkollë najloni e ndërtuar në malet e
Berishës që kishte tubuar rreth 200 nxënës të fshatrave përreth.
Fate njerëzish që shihen në harkun 20 vjeçar në xhirime autentike të kohës dhe të
tashmes në rrethana krejtsisht të ndryshme, shpalosin më së miri fatin gri të njeriut.
Filmi është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe simbolikisht
edhe nga Komuna e Prishtinës.

Ai është rezultat i punës intensive 2 vjeçare të ekipit të Kompanisë filmike “IDEA”
në Prishtinë udhëhequr nga Nuhi Bytyçi, si producent dhe skenarist, i regjisorit
Ilir Kabashi, Drejtorit të fotografisë, Bekim Qyqalla, i cili e ka bërë edhe
montimin dhe postprodukcionin e filmit. Muzikën e filmit e ka kompnuar
Shkodran Tolaj, përkthimin dhe titrimin në gjuhën angleze e kanë bërë Flamur
Abrashi dhe Profesori dhe miku im anglez Shaun Hughes, kurse titrimin Burim
Emini.

Filmi dokumentar “Mbijetesa dhe shkolla”, shpërblehet nga juria profesionale në
Angli, Stokholm, Turqi, Indi, është nominuar edhe në Festivalin e Parisit dhe në
Amerikë, kurse pranohet në Tokyo Lift-Off Film Festival 2021.
Filmi është selektuar zyrtarisht edhe nga organizatorët e Festivalit DEA OPEN
AIR në Tiranë dhe në atë ODA në Tetovë.

Filmi do të prezantohet edhe në festivale tjera me renome të filmave dokumentarë,ku presim edhe çmime të tjera.