– Rreth filmit Maestro – për jetën e Leonard Bernsteit – me skenar dhe regji nga Bradlye Cooper. Të mërkurën, më 20 dhjetor 2023, filmi u shfaq në Netflix –

Nga: Bilge Ebiri, kritik filmi / Vulture

Carey Mulligan ka marrë rolin kryesor në filmin e Bradley Cooperit, për jetën e dirigjentit dhe kompoziturit Leonard Bernstein (që luhet nga Bradley Cooper). Dhe, e meriton. Në rolin e gruas së Bernsteinit – Felicia Montealegre – ajo duhet të përthith, të tërheq, të mbrojë dhe të rezistojë ndaj tërheqjes dhe refuzimit të burrit të saj brilant. Është performancë reaktive dhe Mulligani e luan në mënyrën që thyen zemrat e shumicës. Po, është statiste dhe “pjesë”, ashtu siç është Cooperi. Por, me të lidhemi në mënyrën siç nuk lidhemi me burrin e saj.

Në rolin e Bernsteinit, performanca e Cooperit e përfaqëson rindërtimin mjeshtëror, por mbetet veçse një rindërtim i tokëzuar dhe i ftohtë për t’u prekur. (Sa i përket spekulimeve për pjesën mbi hundë – nuk më duket aspak më ndryshe nga hunda jo aq e vogël e Cooperit, me përjashtim të skenave që e tregojnë atë si plak ku puna e grimit dhe e maskës është mjaft e arrirë.) Ndihet se në mënyrë obsesive aktori e ka studiuar çdo paraqitje televizive, çdo centimetër të dokumentarëve për të rikrijuar diksionin dhe mënyrën e Bernsteinit, mënyrën e tij fodulle dhe të shpejtë të të folurit. Ndoshta ky është problemi. Duket sikur po e shohim një intervistë televizive me Bernsteinin; sikur ai e di se kamera është para tij. Pothuajse nuk ka momente të pambrojtura, intime. Ose, thënë më mirë, nuk ka momente të pambrojtura intime që nuk ndihen si momente të mbrojtura publike.

Problemi dhe ndoshta thelbi është ky: Filmi hapet me Bernsteinin e moshuar, shumë vjet pas vdekjes së Felicias, duke u intervistuar për televizion dhe kamerat duket se gjithmonë janë mbi të – gjatë gjithë filmit. Ky është, në fund të fundit, dirigjenti që arriti famën stratosferike, pjesërisht falë imazhit të tij publik dhe mënyrës se si e përdori mediumin televiziv për të zgjeruar interesimin për muzikës klasike – për shikuesit e rinj dhe amerikanët mesatarë. Filmi sugjeron, qëllimisht ose jo, se performanca nuk mbaroi kurrë për Bernsteinin, se ai gjithmonë e luante një rol.

Maestro disi vërteton se Cooperi është regjisor me vizion të vërtetë, edhe pse ky nuk është film veçanërisht i suksesshëm. Me gjakftohtësi epike e rikrijon telefonatën legjendare të 14 nëntorit 1943, kur Bernsteinit të ri, atëherë asistent-dirigjent në Filarmoninë e Nju-Jorkut, në minutën e fundit iu kërkua ta zëvendësonte mysafirin Bruno Walter që ishte me grip, për të ekzekutuar një koncert në Skenën Karnegi – koncert ky që do të transmetohej drejtpërdrejt në radio. Perdja masive dhe drita që filtrohet rreth skajeve të saj dominon ekranin, teksa Lenny merr telefonatën që do të ndryshojë jetën e tij dhe rrjedhën e muzikës klasike në Shtetet e Bashkuara. Kur triumfalisht e hap perden për ta lënë shpërthimin e dritës për t’u futur në dhomë, e shohim se është në shtrat pranë një burri, David Oppenheimit (Matt Bomer) i cili për disa vjet ishte i dashuri i Bernsteinit – përpara se ta takonte Felician. Më pas, kamera e ndjek Bernsteinin; skena hapet në orkestër, në një pamje delirante që ngjall natyrën marramendëse të ngritjes së tij të papritur në një personazh të famshëm.

Maestro nuk është filmi veçanërisht i gjatë apo i dendur. Thuhet se Cooperi është shprehur për të si “biopik”, dhe nuk është e vështirë të kuptohet pse. Filmi nuk pretendon të jetë vështrim i plotë për Bernsteinin, dhe ka shumë aspekte të jetës dhe karrierës së tij që nuk përmenden. Fokusi këtu është në martesën e tij me Felician, te homoseksualiteti dhe te dirigjimi i tij – të gjitha këto të ndërthurura në mënyrë emocionale. Felicia duket se e kupton Lennyn, më mirë sesa ai e kupton veten. (“E di saktësisht se kush je”, thotë ajo më herët. “Le ta provojmë”.) Ai ashiqare e do dhe ka një kimi të mirë mes Cooperit dhe Mulliganit. Megjithatë, në dirigjimet e tij – në ato shfaqje të tërbuara, shpërthyese publike që Cooperi përsëri i rikrijon për mrekulli – ndjejmë një shqetësim të brendshëm, një njeri që për ta gjetur veten dëshiron të dalë nga lëkura dhe nga karakteri i vet.

Kjo është një ide e bukur, prekëse, por filmi ndihet sikur ngec në aspektin emocional, ndoshta sepse ky ndërtim bazohet në idenë e mohimit. Është gjithashtu ndoshta arsyeja se pse Mulligani gati se e mënjanon Cooperin nga ekrani: Felicia e tij duket se saktësisht e di se kush është dhe zemra jonë thyhet për të, ndërsa Lenny është dinamo e shqetësuar, i pamundur për t’u identifikuar, një njeri që nuk kurrë u vetaktualizua. Ka një moment të mrekullueshëm afër fundit, në të cilin Bernstein, tashmë plak, kërcen me studentët e tij gjatë një feste në Tengëlvud, dhe ne e mbërthejmë një vështrim të shkurtër të lirisë së pambrojtur. Por, mbetet një si paraqitje e shkurtër. Në këtë kuptim, mbase filmi është në përputhje me linjat e tij hapëse, diçka që Bernsteini i vërtetë e tha: “Vepra e artit nuk u jep pyetjeve përgjigje, por i provokon ato; dhe kuptimi thelbësor i tij është në tensionin midis përgjigjeve kontradiktore”. Nëse Maestro të zhgënjen nga mungesa e zgjidhjes, ndoshta kjo është për shkak se kështu duhet të jetë. /Telegrafi/