Filmi Little Women” mahnitë jo vetëm me ngjarjen, por edhe me kostumet e pasura në të cilat aktorët kryesorë shkëlqyen, ndërsa se sa mirë duken me të vërtetë këtë na zbulon edhe posteri zyrtar i filmit i cili u publikua.

Në film njihemi me katër motrat Meg, Jo, Amy dhe Beth March qysh si vajza të vogla dhe adoleshente, të cilat, në vitet e tyre më të ndjeshme, mbesin të jetojnë vetëm me nënën e tyre Marmee, shtyllën morale të familjes, ndërsa babai i tyre shkon të luftojë në Luftën Civile amerikane, shkruan KOHA Ditore. Vlerat që mbillen në to gjatë kësaj periudhe, madje edhe më herët, do t’i ndjekin ato gjatë gjithë jetës së tyre, ndërsa secila prej tyre do të përpiqet ta gjejë vendin e vet në botë.

Rolet e Jo, Amy, Meg dhe Beth i luajnë Saoirse Ronan, Florence Pugh, Emma Watson dhe Eliza Scanlen, nënën March e luan Laura Dern, në rolin e tetos shfaqet fituesja e Oscarit, Meryl Streep, ndërsa rolin kryesor mashkullor e luan Timothée Chalamet.

Historia për femrat e vogla, motrat e dashura të cilat janë të vendosura ta jetojnë jetën sipas kushteve të tyre, ua shënoi shumë njerëzve rininë dhe fëmijërinë e tyre. Gazeta e njohur The Guardian në vitin 2013 e shpalli atë një nga librat më të rëndësishëm femëror të të gjitha kohërave. Little Women bashkojnë breza dhe zgjojnë dashuri. Tregimi është përshtatur si për të mëdhenjtë ashtu edhe për të vegjlit, me një mesazh të fortë për të gjitha vajzat se ato mund të bëhen gjithçka që dëshirojnë.

Përshtatja më e njohut e filmit deri më tani, dhe janë disa sish, është ajo e vitit 1994 kur rolet kryesore i luajtën Winona Ryder, Trini Alvarado, Kirsten Dunst, Claire Danes, Christian Bale dhe Susan Sarandon.