Rikthimi i shumëpritur i serialit “Friends” do të ndodh më në fund, pas shumë anulimesh të datave të xhirimeve.

Ekipa do të fillojë xhirimet javën e ardhshme sipas një raporti të ri, pasi data e projektit ishte zhvendosur muaj me radhë për shkak të pandemisë në vazhdim, transmeton KultPlus.

Seriali i HBO Max do të zhvillojë xhirimet në Los Angeles.

Megjithëse HBO Max nuk ka pranuar të komentojë, tashmë është konfirmuar që pjesë e ekipës së aktorëve do të jenë të gjashtë anëtarët origjinal.

Ribashkimi i “Friends” nuk do të jetë një vazhdim i serialit, por një bisedë e gjatë mes gjashtë aktorëve.