Kur përmendet emri i Jack Londonit, njerëzve u bie ndërmend se ai ka qenë një shkrimtar i njhur amerikan, autor i mbi 50 librave, përfshirë librat e dashur të fëmijërisë sonë – “Kushtrimi i të parëve” dhe “Dhëmbi i bardhë”. Shumë të tjerë mbase e kujtojnë se ai ka qenë një udhëtar dhe veprimtar shoqëror.

Megjithatë pakkush e ka ditur se London ka qenë edhe një fotograf tejet produktiv. Gjatë gjithë jetës së tij ka realizuar mbi 12 mijë fotografi.

Deri në vitin 2010 shumica e fotografive të shkrimtarit kishin mbetur të panjohura, deri kur u botua albumi i tij me 200 kuadro. Autorë të këtij botimi janë Jeanne Campbell Reesman, Sara S. Hodson dhe Philip Adam.

Më poshtë janë disa nga këtë foto që Jack London i ka shkrepur në disa kontinente të botës. /ExLibris/

Burra duke fjetur në breg të lumit Temzë, Londër, 1902

Gra të pastreha duke fjetur në kopshtin e Spitalfields, Londër, 1902

Në Londër, mëngjes të diele, burra që kanë marrë bileta zënë radhë për një mëngjes falas nga Salvation Army, 1902

Një oficer policie kontrollon një burrë që fle jashtë godinës së gazetës “Truth”, Londër, 1902

Jack London i ndaluar nga ushtarët japonezë në Kore, viti 1904

Pas tërmetit, San Francisko, 1906

Pasagjerë të S.S.Siberia duke udhëtuar për në Japoni. Viti 1904

Aborigjenët e Nuku Hivas, ishullit më të madh në arkipelagun e Ishujve Marquesas, 1907

Udhëtari dhe regjisori amerikan Martin Johnson pozon me një vendas të Ishujve Solomon. Johnson ishte pjesëtar i ekuipazhit Snark (anija e Jack Londonit me të cilin udhëtoi përmes Paqësorit Jugor), Guadalcanal, 1908