Fifi ka dhënë lajmin e mirë për fansat e saj.

Fifi ka zbuluar se ka të reja nga ajo, këngëtarja nuk po punon një këngë po një album të tërë.

Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në Instagram, ku zbuloi disa detaje rreth albumit dhe njoftoi se do të publikohet shumë shpejt.

“Nanushaaaaa… une jom tu punu ne Albumin tem qe po shpresoj shume me e nxjerr sa ma shpejt…Ju Betohem qe secila kange asht ma e bukur se tjetra mos me thon qe shumica jane Balada Alla Filloretçe”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se “Pa gajle” mban titullin projekti i fundit muzikor i Fifit, që e solli në bashkëpunim me Young Zerkën.