Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho, ka marrë çmimin ndërkombëtar. Përmes një postimi në rrjetet Jaho bën të ditur se ka fituar çmimin e parë në kategorinë e muzikës vokale nga “International Classical Music Awards”.

Ajo shprehet e lumtur që është nderuar me një çmim të tillë, sakaq ka shprehur falënderimet e saj për jurinë dhe kolegët që bashkëpunuan me të për të sjellë në jetë një muzikë kaq të bukur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
“Jam shume e lumtur t’ju lajmeroj se albumi Anima Rara ka fituar cmimin e pare ne kategorine e muzikes vokale nga ICMA (Cmimet Nderkombetare te Muzikes Klasike). Dua te falenderoj ICMA per nderimin dhe gjithashtu te shpreh vleresimin tim ndaj ekipit te Opera Rara dhe kolegeve te mrekullueshem qe bashkepunuan me mua per te sjelle ne jete kete muzike te mrekullueshme. Kemi kuptuar pergjate kesaj kohe sesa na nevojitet Arti dhe sa e veshtire eshte qe te krijohet. Ju falenderoj per mbeshtetjen e vazhdueshme. Ju dua te gjithëve”, shkruan Jaho.