Konica u thojke shqyptarëve nder sy ato të vërteta që nuk u pëlqejnë, as atëherë as sot

Nga: Halil Matoshi

1.

Nji parantezë imja për atë që shkruente Faik Konica për shqiptarët që besojnë ato që u thonë ideologët: Budallallëku âsht gjendje ngadalësie në perceptim, mungesë mendimi kritik dhe mbi të gjitha marrje e të vërtetave të gatshme, ashtu siç i imponon nji autoritet.

Budallallëku âsht sistem dhe ngadalësi veprimi.

Mediokriteti asht në kulm të Piramidës së pushtetit. Ata janë nji tufë budallenjsh të rrezikshëm, të cilët e urrejnë normën.

E dhimbshme kur në këtë tufë budallenjsh hyjnë si i paarsimuemi si profesori i universitetit, kur i bashkon kauza e njâjtë: rreshtimi rreth ideologjisë populiste që nxitë pranueshmëninë e informatës të standardeve të ulta.

2.

E Faik Konica thojke: “Ajo që na shquan neve është se pësimet nuk na bëhen mësime. E harrojmë të shkuarën me një frazë të ndyrë “ç’i gris t’ëmën”, dhe biem prapë në grackat e para.

Me këtë mentalitet nuk do të mund kurrë të bënim një shtet serioz.

Sa kohë që ne besojmë edhe kur na thonë se fluturon gomari, le të mos presim ngritjen tonë sociale dhe politike – gati këtu e një shekull më parë.

Shqiptarë t’paarsimuem e fodull tallin secilin që u del n’udhët e bjerrakohësisë dhe përgjumjës, madje tue i poshtnu ata!

Poshtnimi i tjetrit/tjetrës âsht “mission” i shqiptarit i cili kurrë në jetë nuk e ka lexu ndonji libër e që beson se gomerēt vërtet fluturojnë!?Shfaq statistikat C