Pirro Minella Millona

…Shume piktura ka ne profilin e saj, me kishte rene ne sy. Nje dite i shkruaj dhe i them: -Shume piktura shikoj ne profilin tuaj. Besoj e kane nje kuptim, ndonje kujtim te hershem? Nuk vonoi dhe mikesha me rrefeu dicka interesante ne lidhje me “hobin” per pikture…. Me ka ndodhur kur isha rreth 10 ose e shumta 11 vjec. Prane shtepise time jetonte nje piktor.

Pikturonte shume natyren dhe i shiste. Sa here shkoja per ne shkolle ndaloja pas xhamave te studios se tij. Puthitja fytyren time e rrasja pas xhamit dhe shikoja e mahnitur ato piktura aq te bukura. Mbaj mend kur u hap ekspozita me piktura me teme te ndryshme, kisha shume deshire ta vizitoja, nuk mund te shkoja vetem dhe ju luta mamase, qe te me shoqeronte mua vogelushen. Keshtu nje mbasdite, u vesha bukur , mamaja me rregulloi floket, sidomos baluket qe me binin mbi balle dhe te dyja u nisem.

Fluturoja nga gezimi feminor. Me nje fryme e beme rrugen deri tek Galeria e Arteve. Shume piktura i kundrova me kureshten e nje femije. Ne kujtese edhe sot kam dy piktura. Nje partizan me dimesione gjigante, me pushken ne dore vriste gjermanet te pasqyruar me fytyre te dobet e me pamje te tromaksur. Si femije kurioze i bera mamase pyetjen time te pafajshme: -Nese gjermanet ishin te dobet e frikacake, po pse atehere u be gjithe ajo lufte. Heshtje… mamaja me shtrengoi doren time te vogel aq shume sa ndjeva dhimbje deri ne shpirt, ai shtrengim foli shume, e kuptova mesazhin e saj: “Mos fol marrezira”…

U ndala gjate para nje pikture tjeter, ku ishte nje portret gruaje, portret i bukur, por mua si femije me shume me terhoqen inicialet ne krahun e djathte poshte. Si kureshtare nga natyra qe jam e pyeta mamane: -Cfare do te thone ato dy shkronja te vena me aq kujdes aty djathtas poshte. Mamaja u pertyp pak dhe me shpjegoi: -Portreti i gruas eshte ndonje shoqe, mike ose edhe e dashur e piktorit, te ciles ai ja dedikon, por vetem ai e di dhe asaj qe i dedikohet, kurse per lexuesin mbetet e fshehte, enigme.

Ngrita koken e pashe mamane drejt e ne sy dhe me pafajesine time feminore belbezova : -Kur te rritem do te martohem me nje piktor, qe me punimet e tij artistike te me beje te pavdekshme. …….Ishte deshira feminore e imja, endrra te mbyllura ne sirtar,ne nje realitet krejt ndryshe. Biles piktorin e mbaj mend akoma, besoj duhet te jete diku ne moshen tetedhjetevjecare……