-Si u bë elektircisti nga Shkupi, një fytyrë e përshtatshme për filmat e aksionit, për të arritur të luajë në rreth 20 filma? Një rrëfim ekskluziv për portalin arsalbanica.mk

Shkup, 21 qershor/arsalbanica.mk-“Unë jam Xhelal Fera nga Shkupi, kam kryer shkollën e mesme, me profesion elektricist, i punësuar në ndërmarrjen shtetërore MEPSO”.

 Nëse dikush ju prezantohet kështu, kurrfarë domethënie dhe interes publik nuk paraqet emri i tij. Ndoshta nuk është aq tërheqës edhe fakti tjetër, se ky person, ka qenë njëri nga aktorët e roleve kryesore te shfaqja “Koka e gjarpërit” të grupit teatror amator, “Bekim Fehmiu”, sepse edhe të tjerë si ai, kush si student, kush si nxënëse, e dikush edhe si pensionist, ishte pjesë e “kastit” të aktorëve. Interesantja vjen më vonë, tash ndajmë përshtypjet nga roli i Ali Agës, i pari në teatër, edhe pse i ka kaluar të dyzetat! 

“Në këtë shfaqje të autorit Sabri Dauti, ishte roli im parë ne skenën e teatrore, ku luaj vëllamin(probatimin) e heroit kryesor, Hisen Agës, Aliun. Isha i ngazëllyer kur regjisori Mejdi Alidemi më ofroi këtë rol, sepse do të ishte një përvojë e re artistike, ndryshe nga angazhimet e deritashme! “

Нема достапен опис.

Përmend “përvojën e deritashme”, sepse ai ka kohë që po ecë shtigjeve të aktrimit. Tashmë e kemi parë edhe në “Tregimet popullore”, në episode që janë emetuar, por dhe në ato që janë në realizimin e sipër.

“Po xhiroj turbo!”, thotë Xhelali, tek me gazetarin e portalit tonë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, pinë kafe në një lokal pranë Sheshit Skënderbeu. Por, nuk e ka fjalën vetëm për angazhimin si aktor te “Përrallat popullore”, por dhe më tepër se kaq. Ai ka xhiruar ose xhiron filma edhe në Kosovë, Shqipëri, madje dhe Turqi! Për t’ia pasur lakmi çdo aktor profesionist nga teatrot tona!

Sepse, ai tashmë në biografinë e tij artistike, ka shumë srole nëpër filma! Po si erdhi deri te këto angazhime?

“Ishte krejtësisht spontane dhe rastësisht. Kërkonin figurantë  në një projekt filmik…Unë i falënderoj djalit të xhaxhait tim që më ftoi pikërisht mua që të marr pjesë. Ky ishte filmi “Balkan Scam”, tema e të cilit ishte një qyp me thesar, të cilin e kërkojnë dy grupe mafioze, të cilat përleshen mes vete për të arritur te ai, kurse roli im është ai  i truprojës së Bosit të njërit grup mafioz. Te ky film ishte përvoja ime e parë para kamerave filmike por që pas tij, nisën të më thërrisnin edhe më tutje për pjesët tjera të këtij dhe filma të tjerë, duke rritur gjithnjë peshën e roleve. Por, hyrja në lëkurën e një njeriu të mafies, do të ma përcaktojë edhe imazhin e këtillë edhe për rolet tjera. Pavarësisht karaktereve negative që i luaj, këto role mua ma shtuan  dashurinë ndaj filmit dhe tash po e punoj me gjithë shpirt këtë punë.”, rrëfen Xhelal Fera.

Me një “facë” tipike filmike, nuk kanë rreshtur ofertat, ku për të luajtur kapon e mafies shqiptare, ku ndonjë oficer serb, ku trupëroje a pjesëtar i ndonjë grupi kriminal…Lista e filmave ku ka luajtur ky elektricist nga Shkupi, u bë impresive, jo vetëm të filmave shqiptarë, por dhe ndërkombëtarë: “Ballkan scam 2”(janë xhiruar katër pjesë deri tash), “Jetë ose liri” “Dashuria s’mjafton”,”Balkan Bllod”, nga regjisori Shu Hau,”Sunrise”, “Gjurmë pa shenja” nga Maksim Aladini,”Drejtësi për të gjithë”, filmi turk “Balkanlarda ayak sesleri” nga Erxhument Shenturk, “Melegi Laneti”, “Pendimi”, “Kthetra” nga Adem Kica, “Ofshama”, “Seder” nga Marius Dervishi, ”Haluch” nga Taulant Skënderaj. “Lirë” nga Dorina Toçi,”E vërteta më e madhe” dhe në episodet më të reja të serialit “Tregime popullore” që i realizon Zekirja Islami.

Thotë se e ndjen veten më mirë para kamerës, por për të ishte përvojë e bukur edhe të dalë para publikut teatror, në përvojën e parë të këtillë në shfaqjen e Mejdi Alidemit,“Kokrra e gjarpërit” me grupin teatror amator, “Bekim Fehmiu”.

“Ishte një kënaqësi e veçantë për mua të marr pjesë në këtë shfaqje, sepse ishte një sukses i shkëlqyer i punës tonë kolektive vlerësuar edhe në media. Salla e mbushur plot me artdashës, është një motiv shtesë të vazhdojmë edhe më tutje me aktivitete të tilla kulturore”, thotë Xhelal Fera.

Të luash në filma është bukur, thotë ai, edhe pse na tregon edhe një episod jo bash të bukur, si anekdotë. Duke xhiruar diku në rrethinën e Haraçinës, e duke luajtur role mafiozes, dhe duke postuar foto në facebook me skena filmi, i kishte shkuar “informata” shërbimit informativ dhe një ditë ende pa dalë mirë dielli, e zgjojnë prej gjumi dhe e marrin në polici! Atje nuk i tregojnë se për çka e kanë thërritur, por në stilin e shërbimeve, i kishin thënë “fol çka ke për të folë!”. Më shumë se dy orë kishin luajtur me nervat e tij, dhe kur më në fund i kishin thënë “hë, ti i ke qejf armët, a”, e kishte kuptuar Xhelali se ishte një keqkuptim, pasi ishte bërë i dyshimtë nga xhirimet ku kishte pasë qitje e aksione, që shërbimit i ishin dukur “indikativë”. Kishte qenë një mosmarrëveshje e kotë, sepse ekipi që kishte xhiruar film kishte marrë leje edhe për armët, pikërisht nga MPB-ja, e cila ua kishte dhënë edhe armët edhe fishekët qorre! Kushedi si do të kishte kaluar kjo situatë po të luhej “kukamsheftas” me fjalë midis

Ai flet me zell për karrierën e pazakontë filmike dhe nuk fsheh dëshirën që kështu të vazhdojë edhe më tutje kjo ëndërr e aktorit të filmave të aksionit.

Нема достапен опис.
Нема достапен опис.
Нема достапен опис.
Нема достапен опис.