Këngëtarja e njohur, Edona Llalloshi, pëlqehet mjaft shumë nga admiruesit e zhanrit popullor.

Ajo ndër vite ka qëndruar aktive në skenën muzikore, duke sjellë projekte nga më të ndryshmet.

Së fundmi, në një postim në rrjetin social Instagram, Edona bëri të ditur se ka lansuar këngën më të re.

“Pesë minuta” mban titullin prodhimtaria muzikore, për tekstin dhe melodinë e së cilës është përkujdesur Ilir Behrami.

Po ashtu, Llalloshi zgjodhi të bëjë edhe një klip, ku shkëlqente me veshjen dhe makijazhin.

Vlen të përmendet se menjëherë pas publikimit, kënga u prit mjaft mirë nga fansat e saj. https://www.youtube.com/embed/dkkn-FYALck?feature=oembed