Sot shënohen gjithsej 60 vite nga vdekja e Edith Piaf, emri i vërtetë i së cilës ishte Édith Giovanna Gassion. Ajo pati një jetë shumë të vështirë, një vajzë e vogël me një talent të trashëguar nga e ëma, që u bë ikona e muzikës franceze.

Piaf gjithë jetën e saj ia dedikoi artit e muzikës. Muzika e saj kishte pothuajse gjithmonë elemente autobiografike, trajtonin temën e dashurisë, pikëllimit, nostalgjisë e humbjes. Ajo gjithmonë do të mbahet mend për zërin e saj të veçantë e të fuqishëm, një zë që tingëllonte ndryshe, të bënte të dashurosh e të vuash ndryshe, një ”ndryshe” që vetëm Edith Piaf e servonte para publikut, një ”ndryshe” që muzikës franceze e jo vetëm, i la gjurmë të pashyelshme.

Në një intervistë të saj, në vitet e fundit të jetës, Piaf përgjigjet për frikën ndaj vdekjes.

A keni frikë nga vdekja, zonja Piaf? -e kishte pyetur gazetarja

ë pak se nga vetmia, u përgjigjë ajo.

Vlen të ceket se Edith, mbiemrin Piaf e mori si mbiemër skene. Piaf ka kuptimin e kanarinës. ”PIAF” përshkruante pikërisht atë që ishte ajo.

Këngët e saj më të njohura janë: “La Vie en rose” (1946), “Non, je ne regrette rien” (1960), “L’hymne à l’amour” (1949), “Milord” (1959), “La Foule” (1957), “L’Accordéoniste” (1940) dhe “Padam, padam …” (1951).

Edith Piaf Vdiq më 11 tetor të vitit 1963, në moshën 48 vjeçare.