Festivali i xhazit në Tetovë këtë vit do të zhvillohet në skenë të hapur në oborrin e shkollës muzikore “Todor Skalovski-Tetoec” në Tetovë, njoftuan organizatorët. Janë planifikuar tre mbrëmje, nga 25 deri në 27 gusht në të cilat do të performojnë tre grupe.

Siç kumtuan organizatorët, natën e parë, 25 gusht, do të performojë Sasho Popovski Trio, të nesërmen – grupi Sethstat, ndërsa natën e fundit, më 27 gusht, do të jetë mysafir Vlashent Sata Band nga Shqipëria.

Të gjitha koncertet do të fillojnë nga ora 20:00, ndërkaq hyrja është falas.