Zanafilla e “Za fest” nis në Theth, për të promovuar ketë perlë natyrore, por të harruar. Drejtori Artistik Festivalit Vlashent Sata në edicionin e 5 deklaroi, se bërthamë e festivalit do jetë Shkodra, por ai tregoi edhe misionin shtegtarë edhe jashtë Shqipërisë

Tenori me famë ndërkombëtare Josif Gjipali, i cili këtë herë është bë pjesë e Za fest, me këngët  shqiptare dhe të huaja ndaluar në diktaturë, i jep mbështetje Satës për zhvillimin në djep të kulturës të këtij aktiviteti.

Ndërsa koreografi Gentian Doda, frymëzuar nga folku,  ka realizuar një  pjesë baleti interesante.

Arben Bajraktaraj, thotë se në logun e burrave do të  ketë një vëmendje për rrëfimin si gjini në zhdukje

Gjatë tre ditëve të festivalit do të ketë një ndërthurje aktivitetesh, por qëllimi kryesor do jetë arti  mirëfilltë. /Abcnews/