Florë Halimi

Ka ra ora e mërzisë në vitin

tragji-komik

Në kalendarin misterioz,

ditët ikin sikur të ishin një

Veç datat në kalendar

ndërrojnë,

se ditët kanë marrë të

njëjtën bojë

Është rrotullu moti

mbrapshtë

Janë kalbur mëkatet e

fajtorëve në arkivat e

llogaridhënieve,

Reformatorët e së kaluarës

janë bërë shërbëtor të asaj

që ua ofron e tashmja

Edhe pritja është dehë në

durim

E heshtja bërtet kuturu,

thërret zgjim

Të papriturat janë tashmë

të njohurat,

që kërkojnë shpëtim në

njerëzim.