Dy poezitë e Arbër Selmanit, pjesë e revistës “The Global Youth Review”

Dy poezitë ‘Russian Deception’ (Mashtrimi rus) dhe ‘I am the main prostitute of the city’ (Unë jam prostituta kryesore e këtij qyteti), të Arbër Selmanit do të jenë pjesë e numrit të katërt të revistës ‘The Global Youth Review’.

Poezitë e Selmanit janë përzgjedhur në mesin e 20 shkrimtarëve të zgjedhur nga pesë kontinente. Poezitë i përshtaten frymës së numrit më të ri të revistës me temën ‘Pasqyra e Shoqërisë’.

Të dy poezitë e përzgjedhura nga revista ‘The Global Youth Review’ janë pjesë e librit me poezi ’48 piano’ që Selmani e promovoi me 7 qershor në Kino Armata dhe konsiderohej rikthim në poezi pasi që shkrimtari kishte kohë që kishte pauzuar nga poezia./gazetaexpress/