Dy grafika të Fatmir Krypës do të jenë pjesë e koleksionit të përhershëm të “China Printmaking Museum”. Blerja e këtyre grafikave nga Muzeu, sipas artistit, ka ardhur pas pjesëmarrjes së tij në Bienalen Ndërkombëtare të Grafikës “Guanlan 2019”. Grafikat “Trungu i lashtë 1 dhe 2” të artistit Krypa do të prezantojnë në Kinë një pjesë të artit grafik të Kosovës.

Këto grafika në vlerë prej 1 mijë e 800 dollarësh do të jenë pjesë edhe e ekspozitës që do të hapet në këtë muze në fillim të muajit shtator. Aty do të ekspozohen veprat më të suksesshme të Bienalit Ndërkombëtar të Grafikës.

Grafikat e krijuara me mjeshtri nga Fatmir Krypa sjellin pamje të dy trungjeve. Në to mund të vërehen lehtë rrathët e vjetërsisë që janë krijuar. Dëshmi e lashtësisë.