Rifat Ismaili

Nëse koha kalon
Pa na pyetur ne
Durimi ynë është
Fishkëllimë e shkurtër
Që jehon
Mes avujve të ngrohtë
Të bimëve në serë.

Sa duhet
Ta mbajë temperaturën
Një diktator
Qē të sigurojë rendimente?

Durimi ynë është
Një film i heshtur
Me kauboj
Që shtijnë me pistoletë
Mbi fuçitë e verës…

Durimi ynë është
Një piano e shurdhër
Që sentimentalët
Se flakin dot lehtë.

Durimi ynë
Shpenzohet prej diktatorëve
Për të ngritur
Bustet e bronxta
Pas vdekjes…

Sa do na zgjasë
Ky durim i marrë?