Dua Lipa tërhoqi vëmendje këtë fundjavë me një stil tepër të veçantë veshjesh, me të cilat u shfaq në një set fotosh të publikuar në Instagram.

Ylli i muzikës Pop me origjinë shqiptare kishte përzjerë veshjet e dimrit dhe ato të verës, një kombinim me të cilin e përshkruante veten si fermere.

Dominonte veshja e hollë transparente që ngjall fantazinë e gati 83 milionë fansave të saj. Por detaji i çuditshëm është kapuçi prej leshi me cepa në formën e veshëve të maces, si dhe çorapet e gjata po prej leshi të kombinuara me taka të larta.

Me këtë stil, 26-vjeçarja dëshmon edhe një herë dëshirën e saj për të eksperimentuar pamje të reja, përmes kombinimit të veshjeve.

Këtë vit, ajo po vazhdon turneun botëror të promovimit të albumit të saj të dytë “Future Nostalgia” që u shty disa herë prej masave kufizuese të pandemisë së COVID-19.