Dua Lipa së fundmi shijoi një fundjavë romantike me të dashurin Anwar Hadid.

Dhe fituesja dy herë e çmimit ‘Grammy’ që atëherë i është rikthyer rutinës së saj të përditshme me bukuroshin e saj pas Ditës së Shën Valentinit, shkruan DailyMail.

Ajo u fotografua e veshur me një jelek super të fryrë ngjyrë portokalli me një jakë të veshur me lesh të hënën, ndërsa kishte dalë për të blerë ushqime me të dashurin Anwar në tregun e preferuar të Erewhon në Los Angeles.

25-vjeçarja veshi jelekun mbi bluzë të gjatë të shtypur në të zezë dhe blu me mëngë të gjata, ndërsa kishte vënë në pah pak barkun e saj të tonifikuar.

Ajo e përfundoi pamjen me një kapele bejsbolli rozë, një rrip lëkure të zezë në stilin e viteve ’90 dhe një aksesor argjendi.

Dua mbante një çantë lëkure ngjyrë të gjelbër, ndërsa në fytyrë kishte vënë një maskë mbrojtëse ngjyrë rozë.

Ajo më vonë u lajmërua në Instagram, duke publikuar disa fotografi në InstaStory me të dashurin e saj Anwar, 21 vjeç, ndërsa vallëzonte nën ritmet e këngës së saj të re “We’re Good”.

Kjo paraqitje e tyre vjen vetëm pak ditë pasi ata publikuan disa fotografi romantike së bashku në Ditën e Shën Valentinit.

Artistja shqiptaro-britanike së fundmi hodhi në treg edicionin më të ri të albumit të saj “Future Nostalgia”, të titulluar “The Moonlight Edition”, që përfshin tri këngë të reja: “We’re Good”, “If It Ain’t Me” dhe “That Kind of Woman”.