Në tetor, Dua Lipa, ishte një nga shumë artistet që nënshkroi një letër të hapur duke i kërkuar presidentit Joe Biden të bënte thirrje për një armëpushim në Gaza.

Ajo shpjegoi qëndrimin e saj politik në ‘Rolling Stone’ në shkurt dhe sot postoi një mesazh në Instagram për t’i dhënë fund gjenocidit të vazhdueshëm të popullit palestinez nga Izraeli.

“Të digjen të gjallë fëmijët nuk mund të arsyetohet asnjëherë”, ka shkruar ylli i muzikës pop.

Foto: Screenshot/Instagram

“E gjithë bota po mobilizohet për të ndaluar gjenocidin e Izraelit. Ju lutemi tregoni solidaritetin tuaj me Gazën”, theksoi më tej artistja shqiptare.Lexo po ashtuKënga e artistëve izraelitë bën thirrje për vdekjen e Dua Lipës

Ky post vjen pasi Izraeli intensifikoi operacionet ushtarake në qytetin jugor të Gazës, Rafah.