Poezi nga: Amalia Bautista
Përktheu: Maksim Rakipaj

As emri yt, as imi, s’janë kush e di çfarë,
ca shenja, ca gërma,
kur i shohim të shkruara, një tingull
kur dikush ato gërma i shqipton së bashku.

Prandaj s’e marr vesh ç’më ndodh,
përse dridhem e çmeritem,
përse buzëqesh e humbas durimin,
përse bëj marrëzi a trishtohem
kur has në gërmat e emrit tënd.

S’ka nevojë emrin tënd ta thonë,
dritën e ditës e përmendin gjithmonë,
frutat, parajsën
përpara se të na dëbonin s’andejmi.