Helmut Newton ka qenë fotografi i preferuar i yjeve të Hollywood-it, duke vazhduar të mbes edhe sot e kësaj dite një ikonë, shkruan KultPlus.

Pas fotografive të sukseshme, aq provokative sa ai u quajt “mbreti i kink-ut” jeta e Helmut ishte përplot me drama, që nga ikja e tij prej Gjermanisë Naziste deri te vdekja e tij në Sunset Boulevard, raporton I-D.

“Helmut Newton The Bad and the Beautiful” quhet dokumentari me narracion nga regjisori Gero von Boehm, një mik i afërt i Helmut dhe natyrisht me fjalime nga subjektet e tij të preferuar, Grace Jones, Claudia Schiffer e Isabella Rossellini.