“Nëse ata ju thonë se ëndrrat nuk realizohen, dijeni që kufijtë janë vetëm brenda jush”. Këto ishin fjalët prekëse të djalit me sklerozë që përlotën skenën e Sanremos.

Paolo Palumbo, me gjithë sklerozën e shumëfishtë që e preku në moshën 18 -vjeçare, gjeti forcën për të bërë shumë gjëra me mbështetjen e familjes së tij. Gjithashtu solli një mesazh shprese në skenën e teatrit “Ariston”, transmeton Koha Jonë raportimin.

22-vjeçari nga Sardenja, i cili përkundër sklerozës së shumëfishtë amyotrofike doli në skenën e Sanremos i shoqëruar nga vëllai i tij që e quajti si “këmbët dhe krahët e mi” dhe nga reperët Kumalibre, Cristian Pintus, dhe Andrea Cutri që drejton orkestrën.

Sëmundja që i hiqte zërin nuk e pengoi që ai ta këndonte duke udhëhequr me sytë e tij “komunikuesin vokal” që i dha përsëri fjalën në një farë mënyre. Pas performancës, ai doli në skenën e teatrit “Ariston” duke dhënë një mesazh që preku zemrat e publikut dhe përtej.

”E imja nuk është historia e një djali fatkeq, por i një djali që nuk ka hequr dorë”,-është mesazhi që Paolo lansoi me zërin metalik të sistemit me të cilin ai komunikon me pjesën tjetër të botës falë lëvizjes së syve të tij. “Kufijtë janë vetëm brenda nesh. Mos harroni se koha që kemi është e kufizuar dhe është në mendje që paaftësitë më të rënda ngecin”.

Këto ishin disa nga fjalët e djalit me shpirt artisti, që nuk u dorëzua, pavarësisht sfidave me të cilat e përballi jeta, duke qenë një shembull për të gjithë njerëzit që stepen të realizojnë ëndrrat e tyre.

https://www.instagram.com/paolopalumbofinalmenteabili/?utm_source=ig_embed