Shazim Mehmeti

Mëtoj të vjell,

mëtoj ta ngjyej diqysh

këtë copë flete të bardhë,

mëtoj të gjej diç për të thënë,

por nuk kam ç’them.

Sot dita është shterpe,

dhe shteti vazhdon t’më jetë

po ai vrasës,

po ai hajn.

Kryeparë të vendit

vazhdojnë të jenë

po të tillë pederastë,

po të tillë hajna.

Liria vazhdon t’më jetë

po ajo grua e harruar,

po ajo grua vejane.

Gjuha vazhdon t’më përdhunohet

me po aso matematikash,

me po aso përqindjesh.

S’më punon më mendja,

s’më punon as palla.

As një shurrë të vogël

s’mund të bëj

pa një shtërzim të madh.

Zogjtë e mendimit

vdekur m’bien, përgjakur,

si ushtarë luftërash

të sapohumbura.

Asgjë s’fekton,

asgjë s’lëviz sot.

Nuk ka as grimë dielli

mbi këtë ditë,

nuk ka as grimë ere.

Pezullon, pezullon,

pezullia e marrë

e marrëzisë…

(Sot dita është shterpe. Unë jam i vdekur…)