Filmi “Ditë e Kuqe” i metrazhit të shkurtër me regji të Besim Ugzmajlit, është shpallur filmi më i mirë në KO:SH FILM FEST / National Competition, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur pikërisht regjisori Ugzmajli, i cili ka uruar gjithë ekipin për këtë sukses.

Muajt e fundit, filmi “Ditë e Kuqe” ka qenë pjesëmarrës në disa festivale të ndryshme ndërkombëtare.

Përpjekja e jashtëzakonshme e një gruaje dhe vajzës së saj për të zënë vend në një shoqëri të kontaminuar patriarkale, përpjekja për të marë atë që ato meritojnë dhe kërkojnë me çdo kusht, persona të mveshur me pushtet që veçse fuqizojnë sfidat dhe vështirësitë e këtyre dy personazheve paraqiten te filmi “Ditë e Kuqe”.