Tangier është si një enë ku shkrihen kulturat me njëra-tjetrën, i vendosur në udhëkryqin mes Evropës dhe Afrikës. Ai krenohet me një histori të gjatë dhe të pasur të xhazit dhe është i njohur për trashëgiminë e tij të këtij zhanri muzikor. Shumë artistë të xhazit me famë botërore kanë performuar dhe kanë kaluar kohë në Tangier, duke përfshirë këngëtaren Josephine Baker, saksofonistët Ornette Coleman dhe Archie Shepp, flautistin Herbie Mann dhe pianistin mjeshtër të xhazit Randy Weston, i cili jetoi në Tangier për shumë vite.

Festimet në Tangier kanë nisur më 27 dhe kulmojnë sot, më 30 prill. Veprimtaria përfshin një sërë programesh arsimore, aktivitete për studentë të të gjitha moshave dhe biseda rreth historisë së xhazit.

UNESCO inkurajon shkollat, universitetet dhe organizatat joqeveritare në mbarë botën për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Xhazit. Vendet ku performohet art, qendrat komunitare, sheshet e qyteteve, parqet, bibliotekat, muzetë, restorantet, klubet dhe festivalet organizojnë mijëra aktivitete, ndërsa radioja dhe televizioni publik shfaqin xhaz në Ditën Ndërkombëtare të Xhazit./atsh