JAZRA KHALEED (1979) – GREQI

Përktheu Ramadan Musliu

Diku në Athinë është 6 Dhjetori
Fëmija do të vrasë policin para agimit
Diku në Athinë është 7 Dhjetori
Në Rrugën Stadia digjen bankat me radhë
Diku në Athinë është 8 Dhjetori
Eja të luajmë në rrënojat e Parlamentit
Diku në Athinë është 9 dhjetori
Poetët këndojnë himne zjarrit në rrugë
Diku në Athinë, është zero dhjetori
Rebelët thyen orët në sahatkulla