Kinematografia shqiptare vazhdon të triumfojë në festivalet ndërkombëtare. Filmat “Delegacioni” i Alimanit edhe “The van” i Beqirit janë vlerësuar, si dy filmat më të mirë në Festivalin e Filmit “Seanema” në Mal të Zi

Filmi “Delegacioni” me skenar të Artan Minarollit edhe me regji të Bujar Alimanit ka triumfuar për herë të 12 brenda një viti në festivalet ndërkombëtare. Kësaj here, pas përzgjedhjes nga Komisioni i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë për të përfaqësuar Shqipërinë në “Oskar” në kategorinë për“Filmin Artistik Ndërkombëtar më të mirë” në AMPASështë vlerësuar edhe si “Filmi më i mirë” me metrazh të gjatë në edicionin e pestë të Festivalit të Filmit Seanema në Mal të zi.

Ngjarjet në filmin “Delegacioni” zhvillohen në tetor të vitit 1990. Ndonëse, regjimi komunist kërkon që mos të lëshojë pushtetin, një delegacion evropian mbërrin në Tiranë për të vëzhguar mbarëvajtjen e reformave të qeverisë/shqiptarja/