Christie’s do të shesë në internet pikturën “Mona Lisa Hekking”, kopje e njohur e shekullit XVII të cilën pronari i saj, Raymond Hekking, e kishte mbrojtur si autentike në vitet 1960.

Kjo pikturë zuri faqet e para të e gazetave dhe radiove deri në ShBA, pasi ishte blerë nga një tregtar antikuaresh në rajonin e Nicës (Franca e Jugut) nga ky koleksionist i pasionuar, kujtoi shtëpia e ankandeve. Vepra është vlerësuar me rreth 200-300 mijë euro. Shitja do të zhvillohet nga 11 deri më 18 qershor në qendrën e ankandeve Christie’s.

Raymond Hekking, i pasionuar për artin, e vuri në dyshim pikturën e ruajtur në Luvër dhe kërkoi nga muzeu të provonte se Leonardo da Vinci ishte me të vërtetë autori i kësaj pikture. I fiksuar me idenë se ai e kishte kryeveprën e Leonardos, mendoi se nuk ishte “Mona Lisa” e vërtetë që ishte kthyer në luvër në 1914, tre vjet pas grabitjes së saj më 1911, nga italiani Vincenzo Perugia, por që në vend të saj kishte vendosur një kopje.

Pas vdekjes së Raymond Hekkingut më 1977, piktura kishte mbetur në familjen e tij. Pierre Etienne, drejtori ndërkombëtar i departamentit të pikturave antike të Christie’s, ka thënë se është ilustrimi perfekt i magjepsjes që Xhokonda, siç ndryshe njihet piktura, ka pasur gjithmonë dhe po ushtron gjithnjë e më shumë.

“Mona Lisa” hyri në koleksionet e mbretit Francis I “le Roi Chevalier” pas vitit 1517. Disa kopje u bënë më pas në fillim, të shekullit të XVII, përfshirë atë të fituar nga Raymond Hekking. /ata/