Processed with VSCO with a7 preset

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Gusht 2020

“Le Temps” ka botuar, të martën e 4 shkurtit 1919, në ballinë, një shkrim në lidhje me deklaratën e Mehmet Konicës në Romë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Çështja shqiptare

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Mehmet Konica, ministri i jashtëm i qeverisë së përkohshme shqiptare (delegat i punëve të jashtme), sapo ka mbërritur në Romë me një delegacion shqiptar, të cilët janë nisur për në Paris.

I intervistuar nga përfaqësuesit e shtypit italian, Mehmet Konica tha :

“Integriteti dhe pavarësia e gjithë Shqipërisë, kjo është tema mbi të cilën do të zhvillojmë kërkesat që do të paraqesim në Konferencën e Paqes.”/darsiani/