Merita Abazi

“Abetare, abetare, sillma diellin në dritare…”

Dhe dielli hyri në dhomat tona të errëta, të ftohta…rrezet i ndriçuan sytë, t’i shohin shkronjat, dhe lexuan!

Abetarja ndriti,  erdhën xixëllonjat në strall …e fluturuan, fshehurazi, 

 i ndiqnin pishtarët e flakadanit të madhështisë.

Për alfabet, Papa Kriston e therën, Teodor Kavaljotit  ia ngulën thikën, për shkronjat…sa burgje, internime, vrasje…

O, kishat u verbuan, klithën: Jo dritë për shqiptarët,  por errësirë…e helmuan Naumin…

Por sot,   dritarja e jetës rrezaton, kënga jehon, ABC-ja  feston…

Premtimi  pret. 

RINI,  ruaje alfabetin e shenjtë,  si flamurin, kudo që të veni, kudo që të jeni, në shpirt e zemër , këto dy të njëzuar t’i keni, si amanet e talisman i shenjtë!

 Unë  këndoj “abetare, abetare,  sillma diellin në dritare…”!