Pirro Minella(Millona)

Babush, sot dola vetem shetita, neper rruget e Tiranes, pa asnje destinacion vetem me ty isha. Me shoqeroi tik taku i “Pobjedes” tende. Po qysh nga 29 shkurti 1976, babush kur hodha grushtin e fundit te dheut, mbi varrin tend, babush, i terhoqa kembet zvarre, koken prapa babushi im. Tere jeten me ka shoqeruar ky tik tak i “Pobjedes” tende babushi im. Me ka ndodhur, qe disa here ne jete jam rrezuar, i kam bere vetes shume pyetje per keto rrezime dhe kam dale une fajtor babushi im.

Por tik taku i “Pobjedes” tende ma ka rregulluar rtimin e zemres time, ka mbajtur ritmin e jetes time. Edhe kam qare ne heshtje babushi im, jo se jam i dobet, por se kam qendruar shume gjate pa qare, kam qendruar fort, sipas tik takut te “Pobjedes” tende i dashur babush. Kam qare kur u fejova dhe te erdha tek koka e varrit te solla Dolen qe nuk e njohe dot, me dhe bekimin tend. E degjova renkimin e thelle, por tik taku i “Pobjedes” tende babushi im me rregulloi ritmin. . Kam qare kur u martova babush se mungoje te celje i pari me vallen tende, dasmen e djali te vetem tendit, driten e syve, Perseri tik taku i “Pobjedes ” tende ma rregulloi ritmin.

Kam qare kur me lindi Elon , princesha e bukur, qe nuk ndjeu puthjen e babushit te saj. Perseri tik taku i “Pobjedes” tende babush me rregulloi ritmin e zemres dhe vazhdoi ritmi i jetes time, edhe kur e percolla per ne parajse, shume shpejt. Kam qare babush, kur te uroja datelindjen tende cdo 9 shtator dhe te vija tek koka e varrit dhe shikoja nje thinje me shume ne floket e tua me onde, babushi im. Perseri tik taku i “Pobjedes” tende ma mbante ritmin. Kam qare babush, kur percolla nenoken time qe e kishte pergatiiitur “pajen” per te ardhur tek ty, babushi im. Perseri tik taku i “Pobjedes” tende me mbajti ritmin. Kam qare babushi im dhe tani qe femijet u rriten dhe kane filluar te ecin vete me hapin e tyre te ndertojne jeten e tyre. Kam qare se te dyja cupat e mia te kujtojne babush por u ka munguar perkeledhja dhe puthja jote ne balle se ti aty me puthje gjithmone mua.

Perseri ti taku i “Pobjedes” tende babushi im me mban ritmin. Keto jane momente qe kam qare babushi im, por kam ngritur koken dhe kam bere qe jeta ime te jete e bukur, me plot kuptim e mbushur me cilesi e plot vlera. Perseri tik taku i”Pobjedes: tende, babushi im me rregullojne ritmin. Dua te ndjehesh ti krenar babushi im, se ti ke patur besim gjithmone tek une, se pas cdo reje qe kam kaluar une, ka dale dielli me i forte. Po babushi im, se akoma kam ne mendjen time te fiksuar: “Biri im , ne qoftese nuk ke mundesi te besh te mira, te pakten te keqen e ke ne dore te mos ta besh..” Koha ka bere dallimet e veta. Kam zgjedhur midis te mires dhe te keqes.

Jeta eshte lufte babushi im. Perseri ritmi i “Pobjedes” tende babushi im me mban gjalle ritmin e zemres time, ritmin e jetes time. Shpresa kurre nuk duhet te lendohet babushi im, rrezja e diellit do te rilinde edhe me forte edhe me e ngrohte, babushi im… ….Te kesh zemer te mire babushi im, eshte te jetosh dhe te jesh ne qendren e vemendjes te jetes time, te ndjesh, te dish te qeshesh por edhe te qash, babushi im dhe jam i sigurte se perseri tik taku i “Pobjedes” tende do e mbaj ritmin e zemres time, ritmin e jetes time…..!!!)