Dalmatët një ndër fiset e mëdha e të njohura ilire, banorë të pjesës Verilindore të Ilirisë. Që nga periudha më e lashtë e deri në shek. II p.e.r. trevat e tyre shtrihesin në brendësi, prapa vargmalit Dinarik  në pllajat e, Duvnos, Livnos dhe Gllamocit në Bosnjën e sotme Perëndimore.

Pasi krijuan federatën e tyre, u zgjeruan drejt brigjeve të Adriatikut. Por nuk arritën të bëheshin fuqi detare dhe nuk i vunë nën zotërim ishujt e beregdetit të Dalamcisë. Qytezat e tyre të fortifikuara përkasin periudhës së parë të hekurit. Kryeqendra e tyre u bë Delmini .

Dalamatët ishin njëri ndër fiset ilire  që i bënin qëndresë pushtimit romak dhe kanë zhvilluar një varg luftërash të përgjakshme e kryengritjesh kundër romakëve në vitet 156-155, 119-117, 51-46, 39-37 p.e.r. Lufta e tyre më e madhe kundër pushtuesve romak lidhet me kryengritje Ilire  të viteve 6-9 e.r

Dalmatët ishin të përmendur për blegtorinë dhe kishin të zhvilluar zejtarinë të lidhur me të.Emri i Dalmatëve lidhet me emrin e kryeqendrës së tyre Delminium (të vjetër Delmion)në fushë ne Duvanjit.Që të dy emrat lidhen me fjalën shqipe delme, sepse Dalmatët ishin blegtorë. Viset e tyre ishin të pasura me pyje e xeherore dhe shquheshin për punimin e drurit.

Mbeturinat e rendit fisnor u ruajtën deri vonë te Dalmatët, me këtë shpjegohet pohimi i Strabonit se ata nuk pranonin monedha , u merrnin fiseve të nënshtruara drithë e bagëti si haraç dhe tokën e ndanin njëherë në 8 vjetë.