“Vetë mënyra se si afrohet, shkëndija e dritës në syrin e errët, hirësia në çdo gjest të trupit të tij, melodioz përherë dhe gjithmonë i ri me atë zjarr që i komunikohet edhe tjetrit të magjeps e të bën për vete…

Njeri i Jugut, gjithmonë njeri i jugut ai për të mos ngrirë, sjell me vete kudo diellin e vendit të tij. Ai ka nevojë për përzemërsi, përzemërsi njerëzore, për ngrohtësi ndjenjash për shokë e miq.

Ai është gjithnjë flakë, nuk mund të rrijë i ftohtë, ftohtësia do ta mbyste, mërzia do ta dërrmonte…

Ai krijon me zotësinë e tij të çuditshme atmosferën e dashurisë shpirtërore, sidomos kur bisedimi ngrohet, sepse vetëm kështu e ndien veten se jeton…”.