Lezha rikthen traditën pas 4 vjetësh.

Frano Kulli është fituesi i çmimit kombëtar “At Zef Pllumi” për vitin 2021.

Studiuesi u vlerësua në kategorinë e publicistikës për romanin “Kohë e Pëlqyeme”.

Ndërsa në  kategorinë memuaristike, juria e përbërë nga Vera Bekteshi, Rudolf Marku dhe  Aleksander Çipa vlerësoi autorin Bashkim Shehu.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua me pjesëmarrje të kufizuar sipas protokolleve kundër përhapjes së Covid-19, por organizatorët kishin vendosur të mos e ndalonin aktivitetin.

Konkursi mbarëkombëtar At Zef Pllumi është një traditë e nisur nga ish-komuna Shëngjin të cilën Bashkia Lezhë e  riktheu pas një shkëputje 4-vjeçare.