“Cirku Fluturues” filmi me skenar dhe regji të Fatos Berishës ka fituar çmimin kryesor në War on Screen IFF, Francë.

Vjosa Berisha me anë të një postimi një rrjetin social Facebook ka bërë të ditur lajmin, shkruan lajmi.net.

“Cirku fluturues” është një komedi e errët e bazuar në një ngjarje të vërtetë nga fundi i viteve të ’90-ta e një grupi aktorësh nga Kosova, të cilët gjatë kohës së luftës në mënyrë ilegale kalojnë kufirin e Malit të Zi dhe të Shqipërisë për të marrë pjesë në një festival të teatrit në Tiranë.

Filmi “Cirku fluturues” bazohet në një ngjarje të vërtetë, të përjetuar nga vetë regjisori.

Në këtë film me rolet e tyre paraqiten aktorët: Armend Smajli, Tristan Halilaj, Afrim Muçaj, Shpëtim Selmani dhe Velibor Topic,  ndërsa në rolet dytësore: Luan Jaha, Shkumbin Istrefi, Armond Morina, Vedat Bajrami, Refet Abazi, Rita Gjeka, Romir Zalla, Fisnik Ademi, Rita Gjeka, Esela Pysqyli, Doresa Rexha, Maylinda Kasumovic, Krist Lleshi etj.