Milan Shuflai ishte historian kroat, studiues i historinë mesjate shqiptare, profesor i Universitetit të Zagrebit.

Për historinë shqiptare ai shprehet: “Historia e shqiptarëve është kryesisht historia e një etniteti etnokulturor të dalluar me rrënjë të lashta autoktone e vazhdimësi të pandërprerë që përfaqëson thelbin autentik të historisë së Ballkanit të lashtë.”

Për caktoi kufijtë e Shqipërisë në mesjetë: kufi jugor mori territoret që zotëronte familja feudale Muzaka, të cilat shkonin deri në Këlcyrën lindore, mori zonën e Ohrit dhe të Dibrës, ku e shtrinin sundimin e tyre Matrangët, në veri Mirditën deri në Ulqin e Danjë.

Botoi më 1913 e 1918 vëll. I e II të përmbledhjes: Acta et diplomata res Albanie”, vëllimi III u konfiskua nga policia dhe humbi dorëshkrimin. Botoi studime historike mbi kështjellat dhe serbët e Shqipërisë.

Ai shkruan: “Shqipëria përbën një monadë (bërthamë) të Ballkanit, ku pasqyrohet i gjithë kozmosi ballkanik me të gjitha nuancat latine, greke, romane, bizantine, italiane dhe sllave.

Me Skënderbeun i cili ishte prodhimi më hyjnor i racës shqiptare. Shqipëria politike ishte përsëri në goditje si në Prizren, që qeverisej nga Dukagjinët, në Shqipërinë e Mesme me Krujën kryeqytet, që qeverisej nga Kastriotët dhe atë të jugut me kryeqytet Kaninën, që qeverisej prej arianitëve.

Ohri kishte rënë në duart e turqve pas luftës së turqve në 1389 pas luftës së Kosovës (më parë Ohri qeverisej prej shtëpisë princërore shqiptare Gropa).

Skelat bregdetare nga Tivari në Prevezë ishin nën mbrojtjen e Venedikut. Pas vdekjes së Skënderbeut, të fundit që pranuankushtet turke ishin Himara (1590) dhe Kelmendi (1638).” (Konica.al)